Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka risjellë në vëmendje deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis në lidhje me faktin që e cilësoi kryeministrin Edi Rama një fatkeqësi kombëtare.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili ka publikuar videon ku flet Solis ndërsa i dha të drejtë këtij të fundit për deklaratën.
“Ka shume te drejte Leon Solis, s’mund te hiqet e shtohet asgje kur thote qe: Edi Rama eshte fatkeqesi kombetare dhe kapaku i nje pusete, qe qelb ere.”, shkruan Vasili.
ÇFARË THA SOLIS NË EMISIONIN “KJO JAVË” NË 3 TETOR
“Unë e quaj Edi Ramën fatkeqësi kombëtare, e them i pareshtura në ndonjë forcë politike. Ka bërë gabime afatgjata, gafa. Do vetëm veten e tij. Këtu është një pusetë që gëlon nga era e keqe. Kur të ikë Edi Rama, që është kapaku i kësaj puesete, do e shihni sa do të qelbë. Në shëndetësi dhe me PP-të. Nuk jam në politikë aktive. E shoh situatën me keqardhje. Do marrë një mandat të tretë më timonin? Me kusinë? Me tepsiçkën?! Për ca e do mandatin e tretë ai? Zgjohet në mëngjes dhe thotë; ëëë. Shqipëria.com. Çe do kur s’bëri në 8 vite! Të na dh…fare për nja 4 vjet të tjera? Është pa program. Pa gjë.”, -tha Solis.