Prof.Dr. Dëfrim Shkupi bën apel që qytetarët të mos panikohen. Në emisionin Opinion, ai tha se lëkundjet pas tërmetit të fortë janë krejt normale.
“Kjo është e natyrshme. Kohët e fundi pati një prononcim nga drejtori i Instituti të Gjeofizikës dhe ai e shpjegon shumë bukur. Me thënë të drejtën unë jam i qetë, sepse goditja kryesore kaloi, nuk ka më të kësaj madhësie dhe sa vjen shkon në shuarje. Kjo pasi energjia më e madhe është çliruar tashmë. Lëkundjet do vazhdojnë. Ai e shpreh këtë në analizën statistikore që ka bërë për mijëra tërmete. Kjo mund të zgjas dy deri në tre muaj”, tha Prof.Dr. Dëfrim Shkupi.