Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Elbasanit, rreth 4 kilometra nga Librazhdi. Magnituda ishte 3.0 ndërsa thellësia ishte 10 km.
Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje të lehta tërmeti, kryesisht në zonën e Korcës ku ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë frikë të flenë në banesat e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Dëmet më të mëdha i pësuan më 26 nëntor, kur vendi ynë u trondit nga tërmeti i fuqishëm, i cili i mori jetën më shumë se 50 persona, ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit.