Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë në kryerqytet
Paraprakisht mësohet se epiqendra e tij ka qenë rreth 20 km nga Tirana, në afërsi të Mamurrasit, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në Durrës, Lezhë, Krujë e në rrethe të tjera të vendit, ndërsa nuk raportohet deri më tani për dëme në njerëz apo materiale.
Një tërmet ka zgjuar banorët e Tiranës dhe të Durrësit mesantën e kaluar. Tërmeti me magnitudë 3.6 i shkallës Richter sipas qendrës europiane EMSC, me thellësi vetëm 2 kilomentër, ka bërë që lëkundjet të ndihen shumë.
Raportohet se epiqendra ka qenë vetëm 28 kilomentër larg kryeqyteti dhe vetëm 9 kilometër nga Mamurrasi. Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)