Para disa ditësh këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej e kuruar deri në detaje. Përpos grimit, në sy binin aksesorët luksozë që ajo mbante në dy duart e saj.
Bëhet fjalë për dy buzylykë shumë të bukur, pas të cilëve fshihet një çmim marramendës. Së fundmi, një faqe e titulluar “What they wearin” ka zbuluar se dy byzylykët së bashku kushtojnë plot 4.300 euro.
Njëri prej tyre është i vlerës 3.750 euro, ndërsa tjetri 550 euro. Mesa duket Xhensila nuk kursehet aspak kur është fjala për pamjen e saj, edhe pse artistët janë duke kaluar një periudhë të vëshirë për shkak të pandemisë.
Në familjen e Besit dhe të saj duket se ende ka ”rezerva”…