Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjendet një makinë e djegur pas të shtënave në Lezhë, dyshohet për atentat ndaj “Leksit të Druve”

Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të restorant “Bezhi”, ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit . Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *