Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Legalizuan banesën me letra falso, nën hetim dy zyrtarë të Aluzinit

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Mentor Tola, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Beqir Gjura, 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *