Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lefter Maliqi për Ramën: Ka qeveri kukull, deputetë që kanë përfunduar në bùrg dhe fëmijë! Kush është ai që nuk e dëgjon

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme, nuk ka dyshime se do të fitojë opozita pasi Rama ka mbetur i vetëm. Në intervistën për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, u shpreh se kryeministri ka qeveri kukull, deputetë që kanë përfunduar në bùrg, fëmijë, por i vetmi që nuk e dëgjon është Pandeli Majko.

“Kam bindje që po i vjen fundit. Opozita ka problemet e veta, por nesër po të bëhen zgjedhjet, i fiton. Jo se fiton PD, nuk fiton PD por së bashku sepse edhe PD ka probleme të brendshme për shkak të frymës së bashkimit dhe të optimizmit ndaj popullit sepse ka një krizë mosbesimi.

Por kriza më e madhe është ndaj e këtij kryeministri që nuk ka lidhje me PS ka mbetur vetëm, mezi mori 74 mandate duke i besuar tepsisë dhe timonit të tij duke pasur shumë persona. Edhe Ben Malaj mori 4000 vota por nuk është më me të, është në aleancë me tjetrin, Vangjush Dako ka ikur, nuk është më ai i fuqishmi. Ndoka u fut në bùrg, Arben Cuku u fut në bùrg, Bushati nuk është më ai që ishte, ka një qeveri kukull. Kush do e bëjë fushatën, dy ministrat e Kosovës, njëri fëmijë dhe tjetra që s’ka lidhje.

I vetmi i ndershëm është Pandeli Majko, i cili as nuk e dëgjon, është i vetmi që vjen në Parlament pa maskë por është i detyruar që të rrijë urtë sepse habitet nga këto veprime arbitrare”, tha Maliqi.

Deputeti shtoi se i ka ofruar grupit parlamentar që ta lënë Parlamentin, por ata nuk e kanë dëgjuar. Megjithatë Maliqi është i bindur se populli mund të marrë vendime për shumë gjëra.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *