Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit: I bëj thirrje popullit shqiptar mos i hapni dyert kur t’u vijnë pólicët pa numër identifikimi

Deputeti i Opozitës së Re Lefter Maliqi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili u shpreh se do të mbante përgjegjësi për pólicët e paidentifikuar dhe s’ka përse t’i njohim sepse askush përveë Prokurorisë nuk ka tagër të disponojë emrat e tyre.

Maliqi së pari u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që mos t’u hapin derën këtyre pólicëve.

“Une dua t’i them zotit Lleshaj që fytyrën tënde po e shikojmë por mos kujto se do të mbrojnë ndërkombëtarët. Edhe për pak kohë, do të mbrojë beu i Surrelit edhe për pak kohë, as një nuk është Shqipëria kështu që edhe ti do të ikësh me turp nga drejtimi i këtij institucioni tepër të rëndësishëm. Meqënëse qenkan fytyra jote këta pólicë që dhúnojnë artistë, këta pólicë që vënë jashtë ligjit Forcat Speciale Renea, që me ligj janë për neutralizimin e elementëve të ármátosur dhe terroristëve. Nuk është urdhri i pólicisë vendore për Forcat Renea por është urdhëri i drejtorit të Përgjithshëm, dijenia e ministrit dhe urdhëri i kryeministrit. Nëse është fytyra jote dhúna ndaj grave, artistëve dhe fëmijëve unë i bëj thirrje popullit shqiptarë mos hapni dyert tuaja kur t’u vinë pólicët pa numër identifikimi.”
Maliqi tha se kemi parë kríminel të veshur me maska dhe uniformë pólicie që kanë vrárë njerëz, kanë bërë grábitje.

Ndërsa sa për Reformën Zgjedhore ai u shpreh se ajo po shkatërrohet dhe se nuk po vendoset drejtësi për krimin elektoral të Dibrës dhe Durrësit.

“Ju që jeni këtu jeni nënpunës të beut të Surrelit, jeni me kontratë 4 vjeçare, nuk jeni deputetë të popullit” u shpreh deputeti i Opozitës së Re.

Për ndërkombëtarët ai tha e ata nuk po mbrojnë interesat e popullit.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *