Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndodh në PS/ Kryebashkiakut të tyre i doli video me kokainë, çudit deputeti: S’e kam parë fare, përgjegjësia personale

Prej dy ditësh mediat dhe rrjeti po zien nga një video e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili është filmuar në një ambient lokali duke konsumuar kokainë.

Pavarësisht se vetë Alla deklaron se video është montazh i prodhuar nga PD, dhe në bashkëpunim me biznesmenë të minierave në Bulqizë, pakkush e vë në diskutim vërtetësinë e pamjeve.

Mirëpo disa prej socialistëve që kanë qenë sot në Komisionin e Ligjeve, shprehen se përgjegjësia e Allës është personale.

Kreu i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja është shprehur për gazetaren e Fax Nees Eksiola Shehu se: Përgjegjësia është individuale, PS është e qartë në vullnetin e saj që në ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë që për habinë e të gjithëve ka dhe socialist që nuk e kanë parë fare videon, si deputeti i qarkut të Beratit Adnor Shameti.

Shameti: Nuk kam koment, nuk e kam parë videon. Përgjegjësia juridike eshte përgjegjësi personale.

Nga ana tjetër ministri Majko nuk pranoi të komentonte videon e kryebashkiakut Alla.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *