Një automjet furgon është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotme në Shkodër, në rrethana ende të paqarta.
Faxweb.al mëson se pronari i mjetit është Pjerin Naçaj, i cili dyshon se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi mjeti nuk ka pasur asnjë defekt.
Naçaj tregon se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa furgonin e përdorte për furnizim mallrash, pasi kishte një biznes të vogël.
“E lashë furgonin te lavazhi, dhe iu tashë këtyre djelmoshave që të ma lanin. Shkova në spital se kisha një problem me sytë, dhe kur u ktheva e gjeta mjetin të shkrumbuar. Nuk e di për Zotin, dhe herë tjetër e kam lënë këtu furgonin, por janë gjëra që ndodhin, ska pasur defekte, ka qenë në gjendje normale pune”, shprehet Naçaj.
Nuk dihet ende nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e punonjësve të lavazhdit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe punonjësit e zjarrfikësve, si dhe oficerë policie.