FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LDyshohet si i përfshirë në masakrën e Lushnjes, vetëdorëzohet në polici Julian Sula

Julian Sula, i cili dyshohet si i përfshirë në masakrën e Lushnjes  ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është vetëdorëzuar në polici.

Burime për “Fax News” thonë se Julian Sula po merret në pyetje në Policinë e Lushnjes.

Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” ishte një nga të dyshuarit si i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Sula po sqaron në polici itinerarin e dy ditëve të fundit. Ai nuk ishte gjetur në banesë ditën e parë nga policia.

(B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *