Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

LDK thyen heshtjen: I paraqitëm ofertën Vetëvendosjes (Cila është ajo?)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen për të thënë që gjithçka që po diskutohet rreth takimit të sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta. Thuhet vetëm se VV-së i kanë bërë ofertë tjetër për bashkëqeverisje.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo parti i ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjës Vetëvendosje, por nuk tregon se për cfarë oferte bëhet fjalë.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së, njoftojnë mediat kosovare.

Ky është deklarimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës.

Dy liderët, ndryshe nga herë tjera, refuzuan të deklarohen për media, pas takimit që patën sot.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *