Sot në emisionin “Me Xhaxhiun” në Faxnews ka qenë e ftuar prozatorja Laura Olldashi, për të folur për librin e saj “Atman”.
Ajo tha se në këtë libër trajtohet konfuzioni i njëriut të sotëm, duke nisur nga ajo cfarë dëgjojmë dhe shohim përditë.
Ndër të tjera tregoi edhe për periudhën e shkrimit të këtij libri.
Laura Olldashi: Në të gjitha tregimet, libri hapet me një frazë dedikuar të gjitha grave që janë brenda meje. Në cdo tregim jam unë, ose unë si e shoh pjesën jashtë, kemi konfuzionin e njeriut modern me atë që jeton sot, një dashuri që ditën ekziston dhe natën nëpër ëndërra e tradhëton.
Nuk më intereson tradhëtia, por konfuzioni i njëriut të sotëm që është i ngarkuar me ritmet e ditës të medias, me informacionet që marrim, me ritmet e punës. Ajo grua arrin në konkluzion se nuk di ku është.
Ëndrrat vijnë se i kemi jetuar ose do i jetojmë. Unë i besoj ëndrrave. Kam 4 vjet që punoj me vetveten, është shumë e rëndësishme të kuptojme cfarë kemi brenda.
Unë kam shkruar që në adoleshencë. Kisha mbylljen brenda vetes kur po bëja këtë punë, pastaj në 2020 mbyllja jashtë. Vjen një moment që jashtë ka errësirë, heshtje, shikon zhurmën që ke brënda.