AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Largohet nga Manchester City, David Silva shpjegon arsyet: Çdo gjë e bukur e ka një fund

David Silva ka qenë truri i skuadrës së Manchester Cityt në suksesin e madh në Premierligë.

Mesfushori spanjoll ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Guardiolës pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

33-vjeçari, që është pjesë e Citizens që nga viti 2010, kur u transferua nga Valencia, deklaroi se për të ishte një vendim i vështirë, pasi luan për këto ngjyra prej një kohe të gjatë, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Ai theksoi se dëshiron të largohet në nivele të larta, duke lënë kujtime të bukura.

Natyrisht që është shumë e vështirë të largohesh pas kaq shumë vitesh. Kam kaluar shumë kohë të bukura këtu, por çdo gjë e bukur e ka një fund. Unë dua që ta mbyll në këtë mënyrë, duke luajtur në nivele të larta. Ekipi po përmisohet çdo vit më shumë, dhe për mua do të ishte e vështirë të mbajë ritmin e lojtarëve më të rinj.

Prandaj kam vendosur që të mbyll në këtë mënyrë. Dhe jam shumë i kënaqu me atë që kam arritur gjatë qëndrimit tim këtu”, ka thënë David Silva.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *