FlashSportTe FunditTe Gjitha

Largohet nga ekipi ‘koka’ e grupit, klubi dedikim prekës futbollistit: Me klas prej lideri, ‘mbret’ i topave në fushë

Klubi i Kukësit i ka bërë një dedikim të veçantë largimit nga ekipi të futbollistit gjirokastrit, Ylli Shametit i cili ka luajtur per një periudhë 6-vjeçare me ekipin verilindor.

Në një njoftim zyrtar ku bëhet me dije edhe largimi i Shametit, klubi ka shprehur konsideratat më të larta për futbollistin si dhe ka deklaruar se, një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur,  edhe si pjesë e stafit teknik.

Njoftim zyrtar!

Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë.

Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e  kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.

35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.

Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane.

Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve, duke e çuar ekipin drejt sukseseve.

‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve.

Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur,  edhe si pjesë e stafit teknik

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *