Kryetari i Degës Doganore Tiranë, Juljan Mehaj nuk do të mbajë më këtë post. Me një urdhër të ditës së sotme, bëhet me dije se vendin e Mehaj do ta zërë Petrit Koçiaj.
Sipas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, Juljan Mehaj do të transferohet me detyrë drejtor te Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës dhe pas Zhdoganimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Bëhet me dije se arsyeja e lëvizjes është mosrealizimi i planit të të ardhurave për muajin shkurt, i cili ka reziltuar në 95%.
(R>G/Faxweb.al)