19:29 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Largimi nga Presidenca, Meta i lë porositë Nikollës dhe deputetëve për çështjen e detit

18:04 | 21/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam komunikuar me Begajn dhe e kam uruar”/ Meta: Ja kush më kërkoi lirimin e tij nga detyra…

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka lënë një letër informuese për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe deputetët e Kuvendit, përpara mbarimit të mandatit të tij në krye të shtetit.

Letra e Metës lidhet me çështjen ende të hapur të detit me Greqinë, ku të dyja shtetet janë drejtuar në Hagë për gjetjen e një marrëveshjes, pavarësisht se ende nuk ka një vendim zyrtar që e lejon qeverinë të bëjë një hap të tillë.

Meta shprehet se çështja e detit ka shkuar në Hagë me iniciativën e Edi Ramës, pa marrë dakordësinë e institucioneve të tjera, përfshirë këtu dhe presidencën. Sipas Metës çështja e ndarjes së kufijve detarë duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh nga institucionet.

Presidenti Meta, ndër të tjera, tërheq vëmendjen e çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë:

– Ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata, sipas Autorizimit nr.733, datë 19.3.2018.

Zyrtarët e Republikës së Shqipërisë, më së pari Kryeministri duhet të veprojnë me shumë maturi e përgjegjshmëri, pasi çdo dakordësi apo mirëkuptim politik, apo diplomatik i dhënë nga Kryeministri/Qeveria shqiptare, qoftë dhe parimisht, në takime të zhvilluara jashtë kontekstit ligjor negociator të kësaj çështje, apo çdo lloj qasje publike përmes deklaratave/statuseve, janë rekorde të forta, që krijojnë pasoja, dhe që mbeten tërësisht nën përgjegjësinë individuale të personave që i kanë shprehur ato, por që nga ana tjetër rrezikojnë të përdoren në të ardhmen në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë, në dëm të interesave interesave të saj të ligjshme, në procesin negociator apo në procese të tjera që mund të ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kufizimit të zonave detare mes dy vendeve tona.

Sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, i përket popullit shqiptar, i cili për këto çështje e ushtron atë përmes përfaqësuesve të tij në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të cilin Qeveria qartësisht e ka shmangur në këtë proces gjithashtu, sipas dijenisë tonë.

Kushtetuta, aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese 15/2010, janë akte në fuqi, të pacenuara dhe që përcaktojnë qartë si territorin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, mënyrën e veprimit në çështje të kësaj natyre dhe çdo autoritet shtetëror ekzekutiv, legjislativ, apo gjyqësor, duhet të veprojë në përputhje me parimet, vlerat dhe detyrimet që përcaktohen në to.

Postimi i Metës:

Mesazh i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me letrën zyrtare informuese drejtuar sot Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Në respekt të transparencës, të rëndësisë së jashtëzakonshme të çështjes dhe të përmbushjes së plotë të detyrimeve kushtetutese nga të gjithë aktorët përgjegjës, sot në prag të mbarimit të mandatit tim në detyrën e Presidentit të Republikës, i nisa një letër zyrtare informuese Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Uroj që çdo deputet ta lexojë me vëmendje, jashtë çdo interesi apo paragjykimi politik, dhe Kuvendi i Shqipërisë në trajtimin e saj të udhëhiqet nga interesi kombëtar, zbatimi i Kushtetutës dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.

I udhëhequr si gjithmonë nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit për çështje madhore, mbetem i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm deri në mbrëmjen e datës 24 korrik 2022, por edhe përtej.

Pas

Draghi dha dorëheqjen, Italia shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve

Para

Eleni Foureira anulon papritur koncertin, ja çfarë po ndodh me këngëtaren

Para
Eleni Foureira anulon papritur koncertin, ja çfarë po ndodh me këngëtaren

Eleni Foureira anulon papritur koncertin, ja çfarë po ndodh me këngëtaren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.