Analist Indrit Hoxha, njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar PD Indrit Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malen në Fax News për të folur mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Edhe pse nuk është kandidat në këto zgjedhje, Hoxha thotë se është në fushatë ccdo ditë në terren me misionin e vetëm për të larguar Edi Ramën nga qeverisja.
Largimin e Ramës në zgjedhjet e 25 prillit, Hoxha e quan një detyrë të rëndësishme kombëtare. Ai shton se është detyrë e Lulzim Bashës dhe gjithë PD-së për të ardhur në pushtet në datë 25 prill, si një borxh ndaj të gjithë atyre që kanë bërë opozitë gjatë këtyre viteve të vështira.
Fjala e Hoxhës:
Unë jam në fushatë ccdo ditë në terren në mbështetje të opozitës shqiptare, sepse mendoj që në 25 prill Edi Rama duhet të largohet me patjetër, në mënyrë që të mos largohen më shqiptarët. Kemi një detyrë të rëndësishme kombëtare që është largimi i Edi Ramës. PD nuk duhet ta bënte atë lapsus dhe të cconte aq emri sa parashikon KQZ. Nuk më vjen mirë kur shikoj faktorë të rëndësishëm si Topalli dhe Patozi që nuk janë pjesë e PD-së. Kur shikoj LSI dhe nuk shikoj këta nuk më vjen mirë. Prandaj jam dhe fushatë, që zoti Basha të fitojë. Në Shqipëri duhet të mësohet si të mbahet përgjegjësi. Nëse fla për zotin Ruli i bie të kem konflikt interesi. Para pak ditësh kanë dalë disa dokumenta që zoti Ruli ka qenë dëshmitar si bashkëputor i ish-sigurimit të shtetit. Mendoj se PD-ja duhet të kërkonte një ndjesë, ose Ruli të kishte përgënjeshtruar dhe jo ta kalonte në heshtje. Dihet që baza e votave të PD-së janë ish-të përndjekurit politik. Jam pjesë e Këshillit Kombëtar dhe jam i angazhuar në fushatë . Është detyrë e kryetarit dhe të gjithë të tjerëve që PD-në dhe opozitën ta sjellim në mazhorancë në 25 prill. Ja kemi borxh të gjithë njerëzve që kanë bërë opozitë gjatë këtyrë viteve tepër të vështira përballë të kësaj qeverie plot me skandale. Tani ose duhet t’i kthejme moralin politikës, ose pastaj ta bëjmë pazar të gjësë së gjallë. Disa emra dhe individë që nuk mendojnë se kanë peshë elektorale. Kemi lënë shumë faktorë të rëndësihsme jashtë listave. Duhet përmirësim që të merret ccdo votë deri në 25.
(E.H/Faxweb.al)