Një gjest simbolik i tifozëve të Romës për të kujtuar legjendën argjentinas Diego Armando Maradona , por ndoshta edhe për të shuar disi rivalitetin për vite me radhë mes napolitanëve. Disa prej tifozëve dëshironin të kujtonin Maradonën duke lënë një këmishë dhe një shall me një dedikim kushtuar legjendës, bashkëngjitur edhe me fanellën e ish-kapitenit të tyre Francesco Totti.
Me këtë gjest ata respektuan ish-yllin e Napolit duke mbajtur homazhe për të nëpër rrugët e kryeqytetit të tyre bashkë me fanellën e argjentinasit që trishtoi botën e futbollit me vdekjen e tij.
(E.G/Faxweb.al)