Turqia ka dënuar komentet e bëra nga kryeministri italian Mario Draghi i cili e cilësoi presidentin Ergogan si diktator dhe e kritikoi për mënyrën sesi e trajtoi presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Europian Charles Michel u takuan me presidentin e Turqisë Erdogan më 6 prill. Në dhomën e bisedimeve ishin vendosur vetëm 2 karrige për të tre udhëheqësit.
Në 2 karrige u ulën presidenti Erdogan dhe shefi i Këshillit të Europës, ndërsa Ursula Von der Leyen u la të ulej në një divan në pozicion të largët me karriget ku ishin ulur dy udhëheqësit e tjerë.
Kryeministri italian, Mario Draghi, tha se është “shumë i pakënaqur me poshtërimin që presidentja von der Leyen ka pësuar”.
Draghi tha gjithashtu se është e rëndësishme që të jetë i sinqertë me “diktatorët”.
Ndaj deklaratave të kryeministrit italian është përgjigjur ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili tha se Turqia “dënon me forcë vërejtjet populiste dhe komentet e shëmtuara dhe të paarsyeshme”, të bëra nga Draghi.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se von der Leyen është “befasuar” nga situata në të cilën është gjendur, por “kishte vendosur të vazhdonte, duke i dhënë përparësi përmbajtjes së takimit, përballë protokollit”.
Lidhjet midis Ankarasë dhe BE-së ka vite që janë të tensionuara,si shkak i emigrantëve të paligjshëm dhe përpjekjen e Turqisë për gaz në Mesdheun Lindor.