Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut Astrit Hziri, i cili ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Covid ditën e sotme.
Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.
Postimi i plotë i Skënder Brataj: Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri
Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.
Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.