Një 36-vjeçar , shtetas kosovar, pak ditë më parë është arrestuar nga policia në kufi, te pika kufitare e Morinës, pasi ai dyshohej se po fuste në Shqipëri një mjet tip “Lamborghini” të vjedhur në Itali.
Në pranga ra shtetasi Labinot Ramadani, i cili kishte letra zviceriane.
Ditën e djeshme Interpol Roma dhe Bazeli ka sjellë përgjigjen në lidhje me automjetin luksoz të llojit “Lamborghini”, që u sekuestrua në Morinë.
Mjeti nuk është i vjedhur dhe se ‘Lamborghini’ ishte me dokumenta të rregullta. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 28 korrik, ndërsa me 4 gusht dokumenti i është përcjellë prokurorisë së Kukësit.
Me siguri tashmë Ramadani do të lirohet, e të shpresojmë që mos të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar nga pala shqiptare.