Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Lalin e kemi porosi nga kryeministri”, batuta e Ahmetajt në Kongres që “shkriu” socialistët (Qeshi edhe Ruçi!)

Gjatë fjalës së tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialsie, Ministri për Rindërtimin pas Tërmetit Arben Ahmetaj u shpreh optimist se forca politike ku bën pjesë do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë që prezantonte procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se procesi tekniko-ligjor po vijon dhe një pjesë e mirë e Bashkisë së Tiranës, do të mbarojë më 30 mars.

“Bashkisë së Tiranës ia kemi lënë 24 prillin jo më kot, se lali Erin e duam shumë dhe e kemi porosi nga kryeministri që mos ta lëmë pa gjumë siç rri edhe vetë dhe sic na lë ne, që të forcohet çik më shumë në të ardhmen.

Lali Eri e kemi vërtet porosi, nuk kam c’të bëj, ti e di që unë jam shumë i kujdesshëm me porositë që lë kryeministri”- u shpreh Ahmetaj.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *