Anxhelina Hadërgjonaj, një ndër këngëtaret më të përfolura të showbiz-it shqiptar dhe dhe një ndër figurat më active në rrjetet sociale ka vendosur t’i “çmendë” fansat me disa foto tepër të nxehta, pavarësisht kohës së freskët që karakterizon pranverën.
Mjaft e njohur për linjat trupore, me të cilat është e bekuar, ajo paraqitet mjaft me stil në Instagram, ku në një fotografi të fundit të cilën e ka postuar në Instagram shihet e veshur me rroba që shfaqin barkun e sheshtë të këngëtares.
Së fundi, Hadërgjonaj ka bërë rikthimin e saj në muzikë me dy këngë në gjuhën angleze, të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe ai i huaj.
Projekti i fundit muzikor nga Anxhelina titullohet “Run For”.