Një laborator droge është zbuluar në Lushnjë, ndërkohë që policia ka arritur të arrestoje një person, i cili dyshohet se është pronari i ambientit.
Bëhet me dije se personi i arrestuar kishte përshtatur ambientin e një ish-karburanti, në zonën e quajtur ‘pushimi i shoferëve’, për kultivim të drogës.
Karburani ishte jashtë funksionit që prej vitit 2004, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar se prej sa kohësh ky ambien është përdorur për kultivim të drogës.
Ndërkohë policia ka sekuestruar llambat ndriçuese dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e drogës.
(R.G/Faxweb.al)