46-vjeçari i cili u vetëplagos me armë zjarri në Tiranë ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë është duke vijuar puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se:
Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)