Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Indi, dhe kjo gjë si shkak i mutacioneve që shkaktohen tek viruset.
Në shtetin grek është identifikur edhe rasti i parë me variantin Indian, duke e bërë kështu Greqinë si vendin e fundit europian që shfaqet varianti indian.
Agjencia e shëndetit publik tha në një deklaratë se varianti indian u zbulua te një 33-vjeçare, e cila jeton në zonën e Athinës dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.
Sipas deklaratës ë agjencisë, gruaja kishte simptoma por nuk u shtrua në spital.Simptomt që 30-vjeçarja ka kaluar kanë qënë të lehta dhe tanimë ajo është rikuperuar nga virusi.
Ditën e shtunë edhe Zvicra raportoi rastin e parë të variantit Indian.
(H.H/Faxweb.al)