Sot pasdite u mblodh seanca e fundit parlamentare ne Maqedoninë e Veriut ku në rend të ditës kishte shpërndarjen e Parlamentit që do i hapë rrugë zgjedhjeve te parakohëshme të paralajmëruara nga ish-Kryeministri Zoran Zaev.
Por edhe në këtë seancë të fundit nuk munguan debatet në sallë.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët paraprakisht lëshuan sallën e Kuvendit u kthyen sërish në seancën në të cilën duhej të shpërndahej Kuvendi. Me këtë rast kamera e Alsat regjistroi disa përplasje verbale mes deputetëve. Deputetja Peshevska kërkon nga Ismajllova që ta “mbyllë gojën”.
Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.
Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.
R.G/FAXWEB.AL