Një 32-vjeçar u vra pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen nr.16 të qytetit, ku pas një konflikti që mesa duket e ka gjenezën më herët, iu krye atentat 32-vjeçarit Jetmir Bregu.
Gazetarja e “FaxNews” Klodia Gjuzi bën me dije se viktima Jetmir Bregu, me precedentë të mëparshëm penal, përdorte emrin Ilir Kuçi.
Një makinë e ka ndjekur nga pas për ta goditur me një breshëri prej 32 plumbash pasi zbriti nga makina e tij, duke i lënë plagë të rënda në gjoks, kokë dhe këmbë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku vetëm pas pak minutash ndërroi edhe jetë.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 6 shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës