Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pa asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar i PD-së miraton 13 qershorin për zgjedhjet për kryetar partie(DOKUMENTI)

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pas disa orësh diskutime. Burimet për “FaxWeb” bëjnë me dije se Këshilli ka miratuar vendimin e kryesisë për datën 13 qershor si datën e zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Këshilli i PD-së votoi pa asnjë votë kundër përbërjen e komisionit zgjedhor. Komisioni zgjedhor, sipas miratimit që iu bë në kryesi, ka edhe një anëtarë zëvendësues, Çlirim Gjata.

Ndërkohë emrat e propozuar për të qënë pjesë e anëtarëve si dhe ai i kreut të Komisionit Zgjedhor janë:Jemin Gjana si kryetar i komisionit; ndërsa anëtarët e komisionit: Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani.

Kujtojmë se Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të diel në orën 17:00 në selinë e partisë për të diskutuar për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.