Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë. Bëhet me dije se shtetasi i vetëplagosur i përket moshës 50-vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)