Policia e Tropojës ka proceduar në gjendje të lirë 28-vjeçarin i cili ngriti dronin me flamurin e Partisë Demokratike në Bajram Curri gjatë fushatës elektorale të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Petrit Malaj.
Njoftimi i policisë:
Tropojë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
(R.G/Faxweb.al)