Një motor ka dalë nga rruga në fshatin Mollas të bashkisë Cërrik dhe për pasojë janë plagosur dy persona.
Burime për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe as shkaqet e aksidentit.
(R.G/Faxweb.al)