Një grabitej me armë ka ndodhur këtë të martë në Tiranë. Burme për “Faxnews” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” shumë pranë qendrës në Tiranë.
Me kërcënimin e armës së zjarrit autorët kanë marrë xhiron e ditore të lekëve dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Patrulla të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova dhe dëshmi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura. Paraprakisht burime zyrtare bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.