Një aksident është regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës, ku një automjet i tipit “Audi” ka përplasur një këmbësore.
Burimet bëjnë me dije se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)