AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet kryeplaku i fshtatit Peshtan, ja çfarë iu gjet në shtëpi (Foto)

Kryeplaku i fshatit Peshtan, Osman Çela, në Maliq u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të policisë në një zonë pyjore në fshatin Peshtan, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

55 vjeçarit iu sekuestrua një armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje si provë materiale.

Njoftimi i Policisë: 

“Maliq

Shpërdoroi detyrën dhe posedonte pa leje në banesë armë gjahu, arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Peshtan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O.Ç, 55 vjeç, (me detyrë kryeplak i fshatit Peshtan, në Njësinë Administrative Moglicë).

Ky shtetas dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e kryeplakut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu çifte, të cilën e posedonte pa leje.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *