Një aksident ka ndodhur pak më parë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, ku një 21-vjeçar ka përplasur një të moshuar të identifikuar me inicialet I.C rreth 65-vjeçe.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 65-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)