Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Laç-Patok ku një 21-vjeçar ka përplasur një moshatar i cili udhëtonte me motor.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i motorit i identifikuar me inicialet T.N është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi:
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)