Dy makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, e respektivisht në të ashtuquajturën “Rruga e portit”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë në SRD për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihet nëse është apo jo në rrezik për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë manovrat e gabuara në rrugë dhe shpejtësia e lartë, ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)