Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se një automjet dhe një motoçikletë janë aksidentuar në një kryqëzim pranë spitalit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
(r.G/Faxweb.al)