Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të qytetit të Lezhës, në zonën e njohur si ‘Universi’.
Bëhet me dije se dy automjete janë aksidentuar me njëra-tjetrën, ndërsa gjithashtu kanë goditur edhe 3 automjete të cilat ishin të parkauara në anën e rrugës.
Gazetarja e ‘FaxNews’, Gilda Dedja bën me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.
Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)