25 persona janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeriro, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes të vrarëve është dhe një ofier policie.
Sipas autoriteteve vendase, më shumë se 200 oficerë ishin angazhuar për kryerjen e operacionit për arrestimin e trafikantëve.
Dy pasagjerë në një tren metro u plagosën, por fatmirësisht mbijetuan.
Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e njërit prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook tha se “ai nderoi profesionin që ai e donte dhe do të mungojë”. .
Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.
(R.G/Faxweb.al)