Ditën e sotme është bërë arrestimi i Markeljan Cungut, i cili ishte shpallur në kërkim prej 1 viti pasi kreu grabitjen në zonën e Allias ku mbetën dy persona.
Cungu ishte i dyshuari kryesor për grabitjen dhe prej një viti kapja e tij nuk ishte bërë e mundur. Kujtojmë se grabitja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur në janar të vitit 2020, ku të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Afërdita Laze, të cilët ishin pronarë të dy furrave të bukës.
Ndrërsa bashkëpunëtor në këtë grabitje ka qenë edhe 28-vjeçari Fatjon Mertënikaj i cili ditën e arrestimit ka deklaruar se planin për grabitjen e kishte bërë Markeljan Cungu.
Njoftimi i Plotë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.