Lajme të mirë vijnë nga Britania e Madhe për Boris Johnson pasi mësohet se ka dalë këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv ku po trajtohej mbi koronavirusin.
Një zëdhënës për kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar tha: “Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku do të marrë monitorim të afërt gjatë fazave të para të shërimit të tij. Ai është me shpirt shumë të mirë”
Me sa duket gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson po shkon drejt përmirsësimit.
Sot ishte nata e katërt që do kalonte në spital ndërsa ndodhej i shtruar në, St Thomas Hospital në Londër por ai ka reaguar mirë ndaj medikamenteve që i janë bërë së fundmi.
Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.
(F.GJ/FAXWEB.AL)