Janë zyrtarizuar dy kandidatët e parë që do të garojnë në siglën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Kandidati i parë është kreu i kësaj lëvizje për Shqipërinë Boiken Abazi, i cili do të garojë në qarkun e Tiranës, dhe i dyti është Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës, një i ri i aktivizuar pothuajse prej 10 vitesh pranë kësaj lëvizjeje.
Prezantimi i këtyre dy emrave u bë në selinë që kjo lëvizje ka në Tiranë, ndërsa u tha se zgjedhja e tyre ishte bërë pas një votimi të hapur nga mbështetësit.
Kështu Vetëvendosje i shtohet disa partive të tjera të vogla që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, përfshirë Nismën, partinë e ish-kryeparlamentares Topalli, apo partinë që do të udhëhiqet nga Myslym Murrizi.