Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Lajm i mirë për shqiptarët e Italisë: ”Rai” do të flasë shqip (VENDIMI)

Një nismë mjaft pozitive për shqiptarët e Italisë është propozuar qeverisë italiane nga një grup Parlamentarësh.

Duke ditur numrin e madh të emigrantëve shqiptarë të ligjshëm që shkojnë afro gjysmë milioni, parlamentarët mendojnë se është e drejtë që Rai të flasë dhe në shqip. Kujtojmë se rrjeti i televizioneve Rai është një nga më të rëndëishëm përsa i përket tregut televiziv italian.

Nisma e miratuar në Kuvend pritet të marrë vendimin final në qeveri, shkruan ‘La Repubblica’’.

‘’Parlamentarët vënë në dukje që gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, franko-provensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.

Italia është atdheu i dytë për 467.687 shqiptarë, të cilët jetojnë atje si emigrantë. Të dhënat janë nga Instituti italian i statistikave, Istat, i cili shton edhe 80 mijë të tjerë, të cilët tashmë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Më tej, janë edhe komunitetet me origjinë shqiptare, që jetojnë prej shekujsh në Kalabri e Siçili. Tani parlamenti italian mendon që ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimeve radiofonike e televizive në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë radiotelevizioni shtetëror italian, ai që duhet ta përmbushë këtë detyrim’’, përfundon shkrimi në gazetën italiane. (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *