Spanja do të lejojë që anijet e lundrimit të ankorohen në portet e saj nga 7 qershori, ka thënë ministria e transportit të shtunën, duke shpresuar të shpëtojë sektorin e turizmit të vendit në kohë për sezonin e verës.
Autoritetet detare të Spanjës miratuan rihapjen për shkak të rënies së niveleve të incidencës COVID-19 dhe një rritje të vaksinimeve, sipas një urdhri në Fletoren Zyrtare të Spanjës.
Spanja ndaloi anijet e lundrimit të ankorohen në portet e saj në qershor 2020 ndërsa pandemia përshkoi Evropën dhe pasi një sërë incidentesh të infektimeve me COVID-19 në nivele të larta ishin të lidhura me linjat turistike nëpër botë.
“Kompanitë e transportit do të duhet të veprojnë në përputhje me masat e vendosura nga ministria e shëndetësisë… për të garantuar sigurinë totale, si për udhëtarët e lundrimit ashtu edhe për qytetet ku ata zbresin,” shkroi të shtunën ministria e transportit.
Ministria shtoi se para pandemisë, Spanja ishte destinacioni i dytë më i popullarizuar për lundrimet ndërkombëtare në Evropë.
Spanja, e cila ishte gjithashtu vendi i dytë më i vizituar në botë para krizës shëndetësore, ishte një nga kombet më të goditura në Evropë, duke regjistruar mbi 79,000 vdekje koronavirusesh dhe 3.7 milion raste. Turizmi i huaj u zhyt 80% vitin e kaluar pasi një sërë kufizimesh e futën industrinë në ngërç.
Por, me rënien e normave të infeksioneve, vaksinimet po përparojnë dhe shumica e rajoneve po gjejnë mundësi ta heqin orën policore, rrjdhimisht Spanja po shikon drejt rihapjes së industrisë së saj vitale të turizmit.
Javën e kaluar, Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se Spanja do të lejojë njerëz nga kudo në botë të hyjnë në vend nga 7 qershori, me kusht që të vaksinohen./ Reuters.