AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Lajm i keq për fansat! Këngëtarja shqiptare anulon koncertin, vuan nga probleme të rënda shëndetësore

Një lajm i keq erdhi për fansat e Rita Orës nga vetë këngëtarja. Përmes një postimi në Twitter, ajo njoftoi ndjekësit se aktualisht është sëmurë dhe ka një infeksion në gjoks. Kjo gjendje shëndetësore e ka detyruar këngëtaren të anulojë koncertin që ajo kishte planfikuar të zhvillonte ne Irlandë në festivalin Solstic.

Rita është shprehur se i është thyer zemra nga ky vendim që është detyruar të marrë.

Sigurisht që këngëtarja me famë botërore është nën kujdesin e mjekëve dhe se së shpejti do jetë në gjendje të performojë sërish dhe të jetë pranë fansave.

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem. Isha shumë entuziaste që do të kaloja kohë në Islandë dhe do të bëhesha pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam përherë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe e dashuroj të performuarit. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer pasi kjo do të thotë të braktis fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!”, ka shkruar ajo.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.