Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjën e kësaj të hënë në një kodër në Gjirokastër. Flakët më pas janë përhapur me shpejtësi duke krijuar disa vatra dhe dukeu ngjitur drejt malit.
Mësohet se zjarri filloi në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në fshatin Karjan, njësia administrative Lunxheri, në Gjirokastër.
Sipas burimeve të Fax News, Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka identifikuar dy barinj si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të barinjve në fjalë për të bërë të mundur arrestimin e tyre, ndërkohë zjarrefikëset vazhdojnë të punojnë për shuarjen e flakëve.